Arte

"Gur prove i historisë njerëzore", Bibla më e vjetër hebraike del në ankand, pritet të shitet me çmim rekord

Shkruar nga Liberale

Kjo Bibël e veçantë konsiderohet "një gur prove jetik i historisë njerëzore" dhe daton më shumë se 1100 vjet më parë.

Libri i shekullit të nëntë i njohur si "Codex Sassoon" është lidhja midis Rrotullave të Detit të Vdekur dhe Biblës së sotme. Çmimi i shitjes vlerësohet të jetë midis 30-50 milionë dollarë, duke e bërë librin dokumentin apo dorëshkrimin historik më të vlefshëm që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

"Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë botës," tha Sharon Meads, kreu i Departamentit Judaik të Sotheby. "Në 'Codex Sassoon', zbulohet një transformim monumental në historinë e Biblës Hebraike, duke nxjerrë në dritë historinë e plotë të Biblës Hebraike që nuk ishte paraqitur kurrë në formë libri," shton ai.

Deri më tani, rekordi për tekstin dhe dorëshkrimin historik më të vlefshëm të shitur në ankand mbahet nga shtypja e parë e Kushtetutës së SHBA, e cila u shit për 43 milionë dollarë në nëntor 2021./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH