Aktualitet

Grupi që do të negociojë integrimin në BE, njëlloj si një ministri

Shkruar nga Liberale
Grupi që do të negociojë integrimin në BE, njëlloj si

Qeveria ka miratuar grupin negociator të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Grupi përbëhet nga 18 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë zv.ministra të qeverisë, të cilët kanë ndarë edhe kapitujt respektivë që do të negociojnë gjatë punës së tyre.

Siç ishte njoftuar më parë, grupi do të drejtohet nga kryenegociatori, diplomati me përvojë Zef Mazi, i cili, sipas VKM-së së miratuar ditën e mërkurë, merr statusin e ministrit, duke krijuar në këtë mënyrë de facto një ministri për Integrimin.

Këtë e përforcon edhe fakti se VKM-ja përcakton statusin, por dhe pagën e kryenegociatorit, duke e barazuar atë me ministrin e shtetit, ndërsa Gent Cakaj, i cili mbulon Ministrinë e Jashtme, ka statusin e ministrit në Detyrë, shkruan 'Panorama'.

“Kryenegociatori barazohet me ministrin e Shtetit dhe, në zbatim të parashikimeve të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësi për kryerjen e negociatave teknike të anëtarësimit në BE për të gjithë kapitujt negociues”, thuhet në vendimin e qeverisë. Edhe paga e kryenegociatorit barazohet me atë të ministrit, ndërsa rreth tij ngrihet dhe një kabinet i barasvlershëm me atë të kabinetit të ministrit. “Nivelet e pagave për kryenegociatorin dhe funksionarët e kabinetit të tij janë, si më poshtë vijon: a) kryenegociatori barazohet në pagë me ministrin; b) Drejtori i kabinetit të kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘drejtor i kabinetit të ministrit’; c) Këshilltari në kabinetin e kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘këshilltar i ministrit’; ç) Sekretari i kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘sekretar i ministrit’. 3. Subjektet joanëtare të grupit negociator, të cilët kryejnë detyra të ngarkuara nga kryenegociatori, përfitojnë një pagesë në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë për çdo ditë pune, e cila paguhet pas realizimit të punës së ngarkuar”, thuhet në vendim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH