Globi

Gruaja vret tre fëmijët e saj, mes tyre dy binjakët 8-vjeç (me ndihmën e djalit të madh)

Shkruar nga Liberale
Gruaja vret tre fëmijët e saj, mes tyre dy binjakët 8-vjeç

Një masakër ndodhi natën midis së shtunës dhe të dielës, në Kaliforni, SHBA, në qytetin “Woodland Hill”, ku Angela Dawn Flores, 38 vjeçe, rrëfeu para autoriteteve se kishte vrarë vajzën e saj Natalie, 12 vjeçe dhe binjakët e saj Nathan dhe Kevin, 8 vjeç. Policia arrestoi edhe djalin 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjet e tmerrshme.

Një ditë para vrasjes lagjja ishte zgjuar, kur kishte kishte dëgjuar britmat e gruas. Dëshmitarët okularë raportojnë se e kanë parë gruan të dalë në oborrin e shtëpisë, të hapë Biblën dhe të ndezë qirinj. Rreth mesnatës, punonjësit e mjekësisë ndërhynë dhe ndaluan Flores, ndërsa ajo vazhdonte të bërtiste "ku është bibla ime?". Pasi e qetësuan, gruaja u kthye në shtëpi.

Por të nesërmen, në orën 07:40 të së dielës, forcat e rendit ndërhynë sërish në vilë për shkak të një telefonate për një incident që kishte ndodhur. Mjekët e ndihmës së shpejtë gjetën të vdekur vajzën 12-vjeçare. Edhe binjakët 8-vjeçarë Nathan dhe Kevin, ata i gjetën të vdekur. Burimet policore thanë se fëmijët duket se kishin vdekur të shtunën, një ditë para se të gjendeshin të pajetë, megjithëse lidhjet midis shpërthimit të saj, të shtunën në mbrëmje, dhe vdekjes së fëmijëve janë ende të paqarta. Megjithatë, ajo për momentin është e akuzuara kryesore.

Flores ndodhet në burg me një garanci prej 6 milionë dollarësh, ndërsa djali i tij 16-vjeçar, i vetmi i mbetur gjallë dhe i dyshuar si bashkëpunëtor, mbahet pa kusht në Sylmar Junevile Hall. Sipas profilit të saj në Facebook, gruaja kishte jetuar në zonën e Kansas City ku punonte si agjente imobiliare. Ajo ishte zhvendosur në Kaliforni për tre muaj. Fqinjët raportuan se familja dukej e qetë dhe se nëna dhe fëmijët u panë para ngjarjes duke udhëtuar me biçikleta. Asnush nuk e imagjinonte dhe jo të parandalonte një ngjarje makabre si kjo. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH