Globi

Gruaja vdes e lidhur në shtrat nga vajza e saj. Më pas telefonoi policinë: Ejani se më vdiq nëna për fajin tim!

Shkruar nga Liberale
Gruaja vdes e lidhur në shtrat nga vajza e saj. Më pas telefonoi

Një 60-vjeçare është arrestuar për keqtrajtim të rëndë dhe rrëmbim. Arrestimi është bërë pasi gruaja ka telefonuar urgjencën duke thënë “Hajdeni shpejt, nëna ime ka vdekur unë jam fajtorja... kam faj”! Ngjarja ka ndodhur dje, në zonën e Savonës. Menjëherë pas telefonatës, karabinierët kanë shkuar në një shtëpi të izoluar. Që në fillim situata u shfaq aq e vështirë sa u desh ndërhyrja nga zëvendësprokurori Giovanni Battista Ferro dhe personeli i specializuar nga Karabinierët e Savonës.

Me të mbërritur në shtëpi, hetuesit konstatuan një situatë degradimi evident dhe të rëndë. Shtëpia ku banonte e moshuara e ndjerë dhe vajza e saj 60-vjeçare ndodhej në kushte të pasigurta higjienike.

Sipas asaj që është konstatuar, vajza ka lënë të banojë nënën e saj të moshuar në një dhomë prej disa metrash katrorë, e rrëmujshme me lloj-lloj sendesh dhe shtrati në të cilin flinte e moshuara ka qenë në kushte të këqija higjienike. Gruaja, sipas saj, për të mos lejuar që e ëma të pësonte aksidente shtëpiake, e lidhi në shtrat me fije dhe jakë qeni pëlhurë dhe metal. Më në fund, për të mos lejuar që e ëma të dilte nga dhoma natën, gruaja bllokoi edhe derën me hekur.

Një natë para vdekjes së saj ajo kishte qenë e lidhur në shtrat. E moshuara shumë e dobësuar ishte lidhur në shtrat edhe një mbrëmje para vdekjes së saj, duke i palëvizur edhe duart. Ajo ndoshta u përpoq të ngrihej dhe vdiq, ndoshta nga një sëmundje. Vajza në panik preu litarin që e lidhte në shtrat dhe më kot u përpoq ta ringjallte. Pastaj thirri për ndihmë. Karabinierët, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse ta shpallin të arrestuar gruan për rrëmbim dhe keqtrajtim të rëndë në familje. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH