Showbiz

Gruaja tregon si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin

Shkruar nga Liberale
Gruaja tregon si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin

Tradhtia është gjithmonë e dhimbshme në raportin në çift. Por një grua ka mundur që ta kapërcejë një situatë të tillë, madje ka marrë hak. Jade Purvis nga Skocia ka treguar se si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin.

Ajo ka ndarë me 60 mijë ndjekësit e saj në TikTok se si u bashkua me të fejuarin e vajzës që i mori të dashurin.

Jade zbuloi tradhtinë e të dashurit dhe mësoi se ai ishte njohur me një grua në Facebook me të cilën kishte marrëdhënie seksuale 5-vjeçare. Këtë informacion ajo e ndau me të fejuarin e vajzës e cila i kishte marrë të dashurin.

Të dy u takuan dhe vendosën të hakmerreshin ndaj partnerëve të tyre. Por që prej asaj kohe ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe sot janë të martuar.

Jade tregon se fillimisht kishte vendosur kontakt në rrjetet sociale me gruan që e tradhtonte i dashuri i saj dhe krijoi miqësi me të.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, Jade bisedonte edhe me të fejuarin e gruas që i kishte marrë të dashurin, pasi të dy kishin rënë dakord të hakmerreshin.

Pas disa kohësh, Jade i tha asaj se ka fjetur me të fejuarin e saj, duke marrë hak në këtë mënyrë për tradhtinë e tyre.

Ndjekët e TikTok ishin të kënaqur nga kjo histori dhe thanë se në fund triumfoi Jade. Ajo dhe partneri i saj i ri janë prej 4 vitesh të martuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH