Showbiz

Gruaja rreh një burrë me shqelma dhe grushte në rrugë, videoja bëhet virale

Shkruar nga Liberale
Gruaja rreh një burrë me shqelma dhe grushte në rrugë,
Ndoshta një mosmarrëveshje, ndoshta një përpjekje për ta grabitur. Nuk është ende i qartë motivi, që çoi në një mosmarrëveshje të dhunshme në rrugë në Scali d'Azeglio në Livorno. Në pak orë, videoja bëri xhiron e internetit, duke u bërë virale në shumë platforma sociale. Protagonistët janë një burrë dhe një grua. Ai duket se mban në dorë një çantë, e cila na bën të hamendësojmë se është një tentativë grabitjeje. Gruaja reagon me inat. Në afërsi të tyre kalon një person në një skuter, por që nuk ndërhyn. Gruaja e godet burrin me shqelma dhe grushte, duke e përplasur në një makinë. Siç duket nga videoja, gruaja me aftësitë e saj, arrin ta marrë çantën dhe të largojë 'agresorin'.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH