Globi

Gruaja ndërron jetës pas vizitës rutinë në klinikë, dentisti akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Shkruar nga Liberale
Gruaja ndërron jetës pas vizitës rutinë në

Shkuarja e pacientëve në klinikat dentare janë kthyer në ankth në Shqipëri, pasi një 3-vjeçar humbi jetën në një klinikë të njohur të kryeqytetit, ndërsa familjarët akuzuan anestezistin, i cili ishte njëkohësisht edhe babai i dentistes që kreu ndërhyrjen kirurgjikale. Hetimet vazhdojnë dhe ende nuk ka një konkluzion final mbi shkakun që çoi në vdekjen e të miturit, nëse ishte dora e mjekut apo ndonjë anomali tjetër në trupin e pacientit të vogël.

Një rast vdekjeje pas vizitës te dentisti ka ndodhur në Itali, por aty viktimë ka mbetur një grua 43-vjeçare. Dentisti Vito Paolo Sassi, përgjegjës për trajtimin e saj, u dërgua në gjyq me akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe lëndim në një mjedis të kujdesit shëndetësor.

Vdekja e Doriana Scardigno ndodhi më 13 janar 2022, pas një vizite rutinë te dentisti. Megjithatë, raportet e ekspertëve dhe autopsia e kryer në atë kohë nuk arritën të japin një shpjegim të qartë të asaj që ndodhi. Fillimisht prokuroria e Tranit, në Puglia, kishte kërkuar pushimin e çështjes, por kundërshtimi i familjes bëri që mjeku të dërgohet në gjyq.

Seanca e parë e gjykimit është caktuar për datën 12 prill dhe do të drejtohet nga gjyqtarja e vetme e Gjykatës së Tranit, Sara Pedone.

Doriana Scardigno, me origjinë nga Molfetta, ishte një arkitekte e njohur në këtë zonë./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH