Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur zonën Mahevaganj të Lakhimpur Kheri, shteti Uttar Pradesh, 100 milje në lindje të Nju Delhit ku një grua i ka prerë organet gjenitale me thikë kuzhine të dashur të saj për t’i dhënë atij një mësim, pasi ai tentoi të përdhunonte vajzën e saj.
“Unë isha duke punuar në fermë kur ndodhi incidenti. Për fat të mirë u ktheva në shtëpi dhe e kapa në flagrancë.”, tha ajo.
Ajo shpjegoi se si i dashuri i saj në panik madje u përpoq ta sulmonte, ndërsa ajo luftonte për të mbrojtur vajzën e saj nga ai.
“Kështu që unë mora një thikë nga kuzhina dhe i preva pjesët intime për t’i dhënë atij një mësim”. Nuk jam penduar që e kam bërë”, u shpreh ajo.
Sipas një oficeri policie, i dashuri është dënuar për përdhunim. Është e paqartë nëse nëna do të përballet me ndonjë akuzë.