Sociale

Gruaja gjermane e dashuruar me vendin tonë: Dua nënshtetësi shqiptare

Shkruar nga Liberale
Gruaja gjermane e dashuruar me vendin tonë: Dua nënshtetësi

Gjermania prej vitesh po i rrëmben Shqipërisë një pjesë të mirë të popullsisë, kryesisht të rinj në moshë pune. Por medalja ka edhe një anë tjetër. Prej 23 vitesh jeton në qytetin e Beratit. 73-vjeçarja gjermane tregon për Euronews Albania arsyet e shpërnguljes ne Shqipëri.

Ajo ka lindur ne Hamburg të Gjermanisë dhe është martuar në Itali. Megjithatë Berati do të ishte shtëpia e saj.

“E bleva shtëpinë 23 vite më parë këtu në Berat, isha nga ana e Goricës e pashë dhe thashë që ky është një qytet i mrekullive dhe do jetë i famshëm si Venecia”- tha Hilda Gioia.

Berati ishte një dashuri me shikim të parë për 73 vjeçaren.

“Vendosa të jetoj në fillim për klimën, për ushqimin sepse këtu akoma hahet shumë shëndetshëm dhe këtë shumë pak persona e dinë” –shtoi ajo.

Në Berat ka arritur të gjejë dhe një punë që lidhjet me pasionin e saj, antiken. Ajo merret me tregëtimin e objekteve dhe veprave që datojnë që në shekullin e 18-të.

“Zgjodha të punoj me z. Mirel, është pasioni im dhe i dua objektet antike, edhe ne Itali në vilën time i kam blerë të gjitha objektet antike”, nënvizoi ajo.

Në Berat ka gjetur çfarë ka kërkuar dhe ëndërruar gjithmonë. Ndaj ajo ka dhe një kërkesë për autoritetet shqiptare.

“Tani dua të kërkoj nënshtetësinë shqiptare sepse më kanë thënë që kam të drejtë ta fitoj nga prona, edhe në periudhën e Covidit italianët nuk mund të hynin në këtë vend, ndërsa unë i tregova dokumentin që kam prona këtu , një shtëpi dhe policia më lejoi” – përfundoi gjermania.

Hilda tregon se do të vijojë të jetojë në Berat dhe pse jo t’u tregojë dhe miqve të saj italianë, mbi bukurin e këtij qyteti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH