Aktualitet

Gruaja fshihte hashashin në vendet intime, ia çonte burrit në burg

Shkruar nga Liberale
Gruaja fshihte hashashin në vendet intime, ia çonte burrit në

Një skemë e shpërndarjes së hashashit në burgun e Fushë Krujës, ka sjellë pezullimin nga detyra të tetë policëve, që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarve nga njëri sektor në tjetrin.

Nga hetimet, u zbulua se i dënuar I. R ( i dënuar për drogë) , shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë. Droga futej në burg përmes bashkëshortes së tij, e cila ia dorëzonte gjatë takimit special.

Ndaj të dënuarit I.R gjykata vendosi masën 'arrest me burg' për veprën prodhim dhe shitje narkotikesh dhe futje të sendeve të ndaluara, ndërsa për gruan e tij vendosi masën 'arrest shtëpiak'.

Sipas Tch, skema e shpërndarjes së drogës në burg u zbulua përmes infiltrimit të një tjetër të dënuari, pas indicieve dhe të dhënave të vetë drejtorisë së burgjeve që dyshonte që në qeli po shpërndahej hashash./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH