Aktualitet

"Gruan e torturova, vuajti shumë", zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Gramsh: Dyshoja se vëllai e ngacmonte

Shkruar nga Liberale
"Gruan e torturova, vuajti shumë", zbardhet dëshmia e

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i dyfishtë në Gramsh, ku i moshuari vrau gruan dhe vëllanë e tij. Ngjarja e regjistruar një ditë më parë, dyshohet se ka ardhur për shkak xhelozie.

Autori Xhevit Sinani kishte dyshime se i vëllai, Shaqir Sinani 73 vjeç i ngacmonte gruan, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe prandaj i ka vrarë të dytë.

Kjo ka qenë sipas Report TV, dëshmia e autorit, i cili ka treguar se fillimisht ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë.

"Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti", thuhet në dëshmi.

Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Në dëshminë e parë, ai tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.

Fakti që ai vuante nga shëndeti mendor dhe merrte mjekime konfirmohet edhe nga infermierja e fshatit dhe nga Policia e Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH