Aktualitet

Gruaja e kompozitorit të njohur e sëmurë: Prej ditësh pres ambulancën

Shkruar nga Liberale
Gruaja e kompozitorit të njohur e sëmurë: Prej ditësh pres

Vera Ibrahimi bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë, Feim Ibrahimi, shkruan se është e sëmurë prej ditësh.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zonja Vera, arsimtare në pension, thotë se pret që prej ditës së hënë ambulancën e izoluar në shtëpi.

"Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….", shkruan ajo.

Më herët, për rastin e saj ka bërë apel edhe mjeku i njohur, Petrit Vargu, i cili shkruante se të paktën tamponin duhej t'ia bënin edhe në respekt të kompozitorit të njohur, që ka bërë aq shumë për Shqipërinë.

Reagimi:

Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi, ish-mësuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.

Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqësisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?

Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine.Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH