Aktualitet

Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri që vdiq zbuloi se...

Shkruar nga Liberale
Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri që vdiq zbuloi se...

Një ngjarje sa tragjike, por edhe aq e komplikuar ndodhi në orët e vona të natës në Kavajë, ku humbi jetën një person dhe një tjetër u plagos.

Sipas "Panoramës" në banesën e gruas me inicialet M.Q kishte qenë i pranishëm polici i plagosur, ndërsa më pas ka ardhur në vendngjarje i dashuri i gruas së re, Dritan Haxholli i cili mbeti i vrarë me armë zjarri.

Viktima kishte marrë vesh që në shtëpinë e gruas ndodheshin persona të tjerë dhe për këtë arsye ka shkuar aty dhe ka qëlluar me armë policin e burgjeve, Bledar Toçi në sherr e sipër, ndërkohë ky i fundit e ka qëlluar në qafë me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Gruaja me incialet M.Q ndërkohë është e martuar dhe bashkëshorti i saj ndodhet në Itali. Ndërkohë policia ka gjetur në banesën e policit Toçi dhe të vëllait të tij 8 doza hashash. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH