Aktualitet

"Grindje absurde me aleatët", Rama: Sot, ditë reflektimi për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku!

Shkruar nga Liberale
"Grindje absurde me aleatët", Rama: Sot, ditë reflektimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën sot në datën e çlirimit të saj, pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

"Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!", shkruan Rama në Twitter.

Ai thekson se, kjo është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja me aleatët, që për të është absurde.

"Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!", shkruan më tej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH