Sport

Griezmann i dyzuar, francezi mes Anglisë dhe Spanjës

               Publikuar në : 20:45 - 11/06/19 Liberale

Antoine Griezmann ka pranuar se nuk e di se ku do jetë e ardhmja e tij.

Sulmuesi francez është në kërkim të një klubi të ri, pasi zbuloi se do të largohet përfundimisht nga Atletico Madrid para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Griezmann ende ka edhe katër vite në marrëveshjen e tij të tanishme në “Wanda Metropolitano”, por në një video të publikuar muajin e kaluar ai shpjegoi dëshirën e tij për t’u larguar. 28-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro në kontratën e tij me Atletico, e cila do të reduktohet në 120 milionë euro më 1 korrik.

Barcelona pritet të njoftojë formalisht nënshkrimin në atë pikë, duke e monitoruar atë për më shumë se një vit, edhe pse United gjithashtu thuhet se është në garë. Por Griezmann akoma nuk është i bindur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di kur do të zgjidhet e ardhmja ime. Kjo është një pyetje e mirë, por gjithçka do të vijë në kohën e duhur”, tha sulmuesi pas miqësores me Bolivinë:

Drejtuesit e Atletico Madrid thuhet se janë zemëruar me mënyrën se si ai vendosi të largohej nga klubi. 27-vjeçari ka shënuar 133 gola në 257 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Real Sociedad në vitin 2014.

Ai ka fituar trofeun e Europa League, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës së tij në Madrid, dhe gjithashtu fitoi disa trofe personal, ndërsa u rendit dy herë i treti pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për Topin e Artë.

Por për shkak të mënyrës së largimit të tij, Atletico po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Barcelonës për shkak se kane ndikuar tek francezi.  “El Larguero”, një emision radiofonik i transmetuar në stacionin kryesor spanjoll “Cadena SER”, ka raportuar se Atletico do të përshkallëzoj ankesat e tyre kundër rivalëve të tyre të La Liga./oranews

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *