Sport

Griezmann: Duam fitoren me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Griezmann: Duam fitoren me Shqipërinë

Antonie Griezmann një nga lojtarët kryesorë të Francës në suksesin 4 – 1 në Paris do të bëjë të njëjtën gjë në Tiranë. Sulmuesi i cili aktivizohet me Barcelonën, e kërkon fitoren edhe pse e di që do të jetë e vështirë.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë atje. Do të jetë e ndërlikuar, pasi e kanë ndeshjen e sezonit. Kemi pak kohë për t’u rikuperuar. Ajo që na intereson është vendi i parë”.

Kjo do të jetë ndeshja e nëntë mes përfaqësueses shqiptare dhe asaj franceze, ku kuqezinjtë kanë vetëm 1 fitore dhe 1 barazim, ndërsa të tjerat humbje. Franca është në vendin e parë në grup dhe është 2 pikë larg Turqisë së vendit të dytë, edhe kjo skuadër e kualifikuar në fazën finale të Euro 2020.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH