Aktualitet

Grida Duma: Protestat për shembjen e teatrit i thërrasin kujtesës!

               Publikuar në : 14:05 - 23/05/20 liberale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi për “News 24” shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duma u shpreh se qeveria vendosi të ndërhyjë në një moment të paqartë. Ajo vlerësoi po ashtu protestat e nisura pas këtij akti, si veprime që i thërrasin kujtesës.

“Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Ishte ky një tregim force? Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Nga specialistët kam dëgjuar që godinat avangard janë sot godinat me material të lehtë. I siguron nga të gjitha goditjet. Pavarësisht kësaj s’do merrem me argumentimet e tyre. Unë jam e mendimit se ajo godinë duhet të qëndronte ashtu. Mendonisikurt të ishte e vendosur në kuti xhami, mjaftonte të qëndronte ashtu vec për vlerën historike që ia rrit vlerën. Protestave sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”, shtoi Duma. /Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back