Aktualitet

Grida Duma flet si rrallëherë për dashurinë! Burrat s’më afrohen dot, besoj se u dukem e largët

Shkruar nga Liberale
Grida Duma flet si rrallëherë për dashurinë! Burrat

Deputetja demokrate, Grida Duma ka treguar për dashurinë e saj të parë, të cilën e ka përjetuar në kohën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja.

Gjithashtu ajo u përgjigj nëse i është thyer zemra apo i’a ka thyer ajo zemrën partnerit.

Ajo u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë” , u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH