Aktualitet

Grevë urie në burgun e Peqinit, në sktorin e sigurisë së lartë

               Publikuar në : 19:16 - 26/10/21 liberale

Një grevë urie raportohet të jetë ndërmarrë nga ana e disa të burgosurve në Peqin.

Korrespodenti i “Panorama” raporton se një numër i vogël të dënuarish në burgun e sigurisë së lartë kanë refuzuar ushqimin.

Burime nga brenda burgut, bëjnë me dije se refuzimi ka ardhur si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre si pasojë e situatës me Covid-19.

Kujtojmë që disa javë më parë, e më konkretisht më 7 tetor afro 250 të dënuar në burgun e Peqinit u futën në grevë.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë ishin të dënuarit Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar refuzuan të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back