Aktualitet

Greva e naftëtarëve, Meta: Dialog sa më parë për një zgjidhje!

               Publikuar në : 12:54 - 26/10/20 liberale

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë dhe grevistëve naftëtarë në Ballsh për të dialoguar për zgjidhjen e çështjes së tyre.

“Apel për qeverinë dhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme , më të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve. Është sh e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për ndërmjetësim dhe për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare para se të kemi pasoja për shëndetin e tyre”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back