
Aktualitet
Greva e kontrollorëve/ Gjonaj: Përgjegjësit para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar një ngjarje të paprecedentë situatën e krijuar në Rinas, pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil.
Gjonaj tha se ata që kanë marrë peng hapësirën ajrore shqiptare do të procedohen penalisht.
“Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Nuk mundet që një grup njerëzish të marrin peng dhe të cenojnë territorin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Do të merren të gjitha masat. Personat që e kanë bërë këtë bllokimi do të duhet të dalin para drejtësisë”, deklaroi Gjonaj.
Kontrollorët janë revoltuar për uljen e pagës për shkak të pandemisë dhe janë futur në grevë urie. Për këtë arsye të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar.
Tags: Etilda Gjonaj, greva e kontroloreve