Globi

Greqia zgjedh për herë të parë një presidente femër

Shkruar nga Liberale
Greqia zgjedh për herë të parë një presidente

Me 261 vota, Katerina Sakellaropoulou u zgjodh nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke.

Sakellaropoulou, e nominuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, është gruaja e parë Presidente femër dhe e para që pranohet nga tre parti parlamentare, ndërkohë që është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maji 2018.

Në fakt, ajo u zgjodh në raundin e parë me shumë më tepër sesa shumica e nevojshme për dy të tretat e Parlamentit (200 vota), siç parashikohet në nenin e rishikuar 32 të Kushtetutës.

E zgjedhura e re, fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH