Aktualitet

Greqia zgjat afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Greqia zgjat afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të zgjasë afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada greke njofton se duke nisur nga kjo e mërkurë e deri në datën 4 gusht, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi.

Perjashtim bëjnë vetëm grekët dhe personat që e kanë vendbanimin kryesor në shtetin fqinj.

Ambasada thekson se udhetarët duhet të plotësojnë formularin elektronik, të cilin duhet ta deklarojnë vetëm nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Por, ky proces nuk ka funksionuar sot në doganën e Gjirokastrës, çka ka shkaktuar edhe radhë të gjata të emigrantëve në kufi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH