Aktualitet

Greqia sjell avione dhe njësi për kërkimin e personave nën rrënoja

Shkruar nga Liberale
Greqia sjell avione dhe njësi për kërkimin e personave nën

Për tërmetin e fuqishëm 6.2 ballë në Shqipëri është solidarizuar dhe Greqia e Janina.

Greqia solli avionin C-130 me një grup prej 27 vetësh të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive, EMAK, me qëllim që të ndihmojnë në përpjekjet që bëhen për kërkimin dhe shpëtimin e personave nën rrënoja.

Njësia i është drejtuar Durrësit dë bashku me dy qenë si dhe një automjet.

Ndërsa nga Janina janë nisur në rrugë tokësore  dhe kanë mbërritur në Shqipëri, 15 veta nga Njësia EMAK  së bashku me dy automjete për transport personeli dhe një automjet për transport pajisjesh sizmike.

Grupi nga Janina i drejtohet Thumanës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH