Aktualitet

Greqia shtyn rihapjen e lockdown-it, rrit masat anti-covid

Shkruar nga Liberale
Greqia shtyn rihapjen e lockdown-it, rrit masat anti-covid

Teksa pritej që Greqia të dilte nga izolimi më 30 nëntor, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bëri të ditur se kanë vendosur që ta shtyjnë këtë rihapje për të frenuar rastet me koronavirus.

Të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet, duke rritur jetëgjatësinë e lockdown-it aktual. Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë e mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Kjo do të ndikojë dhe në periudhën festive në Greqi, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete dhe do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi. Gjithashtu për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, por pritet që gjatë festave të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje. Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH