Aktualitet

Greqia shtyn afatin e mbylljes së Kapshticës deri në 26 prill

Shkruar nga Liberale
Greqia shtyn afatin e mbylljes së Kapshticës deri në 26 prill

Me anë të një njoftimi zyrtar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bëhet e ditur se Greqia ka shtyrë deri në datën 26 prill mbylljen e doganës së Kapshticës për shkak të situatës së pandemisë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021”.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH