Globi

Greqia nis rihapjen më 22 janar, por rriten gjobat

Shkruar nga Liberale
Greqia nis rihapjen më 22 janar, por rriten gjobat

Greqia nis rihapjen nga 18 janari ose e hëna e javës që vjen duke lejuar fillimin e punës për disa biznese të vogla. Në ”zonat e gjelbra”do të lejohen të funksionojnë parukeritë, berberët, pikat e shitjes me pakicë, po ashtu pritet dhe rihapja e kishave me rregulla strikte anticovid.

Nga ana tjetër kryeministri Mitsotakis ka njoftuar se rihapja nuk do të tolerohet, pasi gjoba për shkelje të masave ndaj Covid-19 do të rritet nga 300 në 500 euro.

Më 2 janar Greqia shtrëngoi masat kufizuese pas festave për një afat gati 2-javor, duke rikthyer orën policore dhe mbyllur bizneset të rëndësisë së dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH