Globi

Greqia në ‘flakë’ prej disa ditësh, 26 viktima dhe mbi 400 mijë hektarë u shkrumbuan

Shkruar nga Liberale
Greqia në ‘flakë’ prej disa ditësh, 26 viktima dhe

Zjarret kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh dhe për pasojë raportohet se janë djegur më shumë se 400 mijë hektare.

Këto të dhëna janë bërë me dije pas një raporti të publikuar nga Observatori Kombëtar në Athinë. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar flakët duke shkaktuar pasoja të mëdha.

Ndërkohë deri më tani raportohet për 26 viktima. Gjithashtu theksohet se shpërthime të reja po regjistrohen në Atikë. Aktualisht janë duke u evakuuar Ano Liosia, Gennimata dhe Kanala. Qytetarëve u kërkohet të lëvizin në jug drejt Liosisë. Shtëpitë gjithashtu po digjen në Phylis përfshirë fabrika e magazina në Nea Zoi. Ndërsa një pjesë e madhe e rrugës Atikë mbetet e mbyllur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH