Globi

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi

Shkruar nga Liberale
Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonalë

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale kryesisht për punët në bujqësi por jo vetëm. Të parët që preferohen janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendin fqinj. Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.

Për herë të parë qeveria greke ka vendosur që përveç punëtorëve qe marrin leje qëndrimi çdo vit në Greqi ne bazë të ligjeve në fuqi, të vendosë edhe kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në çdo prefekturë me konkretisht 65.000 në bujqësi dhe rreth 10.000 në blegtori me leje të përkohshme qëndrimi sezonale si dhe 18.000 vende të reja ne bujqësi dhe 10000 të tjera në blegtori me leje qëndrimi te përhershme, shkruan Tch.

Tashmë lejet zyrtare të qëndrimit që parashikohen edhe për punëtorët sezonale japin mundësinë për qëndrim te ligjshëm të përkohshëm nëGreqi, çka më parë ka qenë e pa mundur.

Vendimi i ri i qeverisë greke, shënon një etapë tjetër në këtë proçes, duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune. Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12.000 leje pune, e ndjekur nga Halkidhikia me 10.000 dhe Pela me rreth 7000 leje.

I rëndësishëm është fakti qe pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave, kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve, por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH