Globi

Greqia i pari vend në BE që prezanton certifikatën e gjelbër

Shkruar nga Liberale
Greqia i pari vend në BE që prezanton certifikatën e gjelbër

Greqia ka gati certifikatat e gjelbër për të gjithë personat që kanë marrë vaksinën anti-covid. këtë e njoftoi sot kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një konferencë shtypi në prezantimin e sistemit të ri për udhëtime të sigurta brenda Bashkimit Evropian.

Duke përshkruar certifikatën digjitale të BE-së si "një korsi të shpejtë" që lehtëson udhëtimet, Mitsotakis shpjegoi se sistemi i ri përfshin të dhëna kombëtare në një platformë të BE-së. Në këtë mënyrë tha kryeministri grek, njerëzit që udhëtojnë brenda bllokut do të verifikohen që janë vaksinuar kundër Covid-19, janë shëruar kohët e fundit ose kanë rezultuar negativë pas testimit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH