Globi

Greqia do të ndërtojë mur në kufi me Turqinë

Shkruar nga Liberale
Greqia do të ndërtojë mur në kufi me Turqinë

Greqia do të ndërtojë një mur, të gjatë 26 kilometra dhe të lartë 5 metra, në kufi me Turqinë. Lajmin e dha Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Projekti sipas qeverisë greke do të përfundojë në prill, me një fond 63 milionë euro, dhe do t’ i shtohet rreth 10 kilometrave ekzistues, por që do të rikonstruktohen, duke shtuar elementë sigurie më të avancuara, si një sistem kamerash që do të përfshijë të gjithë 192 kilometrat e kufirit tokësor midis dy vendeve. Vetë kryeministri Miqotakis ka vizituar të shtunën zonën ku mendohet të ndërtohet muri.

I ndërtuar me tuba çeliku dhe bazamente betoni, muri është përgjigja e qeverisë greke ndaj dyndjes së emigrantëve që vijnë nga Turqia, ku ndodhet në këtë moment numri më i lartë i refugjatëve në botë, rreth 4 milionë që vijnë kryesisht nga Siria.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH