Globi

Greqia bën të detyrueshme vaksinën për disa kategori!

Shkruar nga Liberale
Greqia bën të detyrueshme vaksinën për disa kategori!

Punonjësit shëndetësorë dhe personeli i shtëpive të të moshuarve në Greqi do ta kenë me detyrim marrjen e vaksinës anti-Covid. Ky ishte njoftimi i fundit i bërë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Stafi i shtëpive të moshuarve që ende nuk është vaksinuar, do të vaksinohet menjëherë, ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor do të duhet të vaksinohen nga 1 shtatori.

Mitsotakis njoftoi gjithashtu se të vaksinuarit do të kenë disa avantazhe në vend. Në ambientet e mbyllura në bare, kinema, teatro dhe hapësira të tjera të mbyllura, do të lejohen vetëm ata që janë imunizuar ndaj Covid-19, përmes vaksinimit.

Greqia gjithashtu do të vaksinojë adoleshentët nga 15-17 vjeç.

Autoritetet shëndetësore raportuan 2,065 raste të reja dhe 10 vdekje ditën e sotme. Rreth 41% e 11 milion shtetasve në Greqi janë plotësisht të vaksinuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH