Globi

Greqi/ Pas 5 muajsh rifillon mësimi në shkollat e mesme

Shkruar nga Liberale
Greqi/ Pas 5 muajsh rifillon mësimi në shkollat e mesme

Nga kjo e hënë, në Greqi, pas afro pesë muaj ndërprerje të procesit mësimor, gjimnazistët jane kthyer në shkollë. Mësuesit, studentët si dhe personeli administrativ në shkollat e mesme shtetërore dhe private do të duhet të kryejnë dy herë në javë “self test” dhe të paraqesin në ambientet e shkollës rezultatin e negativizuar

Vetë-testimi është i detyrueshem edhe për ata studentë e mësues që janë vaksinuar. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, theksoi se procesi i vetetestimit do të përdoret edhe tek sherbime te tjera shteterore.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që kemi identifikuar 613 studentë dhe mësues – kryesisht – asimptomatikë me koronavirus, të cilët rezultuan pozitivë për vetë-test. Ata qëndruan në shtëpi sot, duke mos i ekspozuar shokët e klasës dhe kolegët e tyre ndaj rrezikut të transmetimit të virusit. Kjo masë do të shtrihet shumë shpejt, në fund të kësaj jave, për shitësit me pakicë, punëtorët e transportit, të cilët mbajnë ushqim”, tha Kiriakos Mitsotakis.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH