Kryesore

Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

               Publikuar në : 20:22 - 01/12/20 liberale

Organizata Kombëtare e Shëndeti Publik EODY në Greqi ka njoftuar sot se 2199 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.

25 prej këtyre rasteve u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve në Greqi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 107 470. Ndërkohë që 596 pacientë po trajtohen në intubim, 597 pacientë të tjere janë liruar nga ICU.

Njëherësh në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 111 pacientë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 2517.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back