Kryesore

Greqi, mbi 100 viktima dhe 2311 raste të reja në një ditë

               Publikuar në : 19:12 - 21/11/20 liberale

Greqia shënon një rekord të zi me viktima si pasojë e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 viktima.

Sipas njoftimit të organeve të shëndetësisë thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1527. Ndërkohë, edhe numri i të intubuarve është rritur në 522.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.311 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 30.121 që prej fillimit të pandemisë.

Mosha mesatare e të prekurve është vetëm 45 vjeç. Specialistët shprehen të shqetësuar pasi pavarësisht se vendi ndodhet në karantinë nuk po vihet re ulje e numrit të të prekurve.

Selaniku vazhdon të jetë zona më “e nxehtë” e të prekurve me Covid, me 606 raste në 24 orët e fundit, i ndjekur nga Athina me 382, Pella me 140 dhe Larisa me 117.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back