Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në Janinë. Mediet greke raportojnë se policia ka kapur kreun e bandës, i cili sillte drogën nga Shqipëria. Në pranga ka rënë gjithsej 3 shqiptarë dhe 5 grekë.
Policia greke raporton se shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe kreu i bandës, 31 vjeç. Ndërsa mes grekëve të arrestuar janë edhe dy femra, të moshës 29-39 vjeçe. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë.
Raportohet se banda kriminale ka qarkulluar 1 kg e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë në pesë muajt e fundit në Janinë. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar edhe 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.