Aktualitet

Greg Rama i jep lamtumirën mikeshës së tij: U prehsh në paqe Kiki

Shkruar nga Liberale

Mes familjeve që mbetën nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës.

Tërmeti iu mori jetën të katër anëtarëve të familjes Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u përcollën dje për në banesën e fundit.

Kjo fatkeqësi preku edhe familjen e kryeministrit Edi Rama, pasi 25-veçarja Kristi Reçi ishte e afërme e djalit të kryeministrit, Greg Rama.

Ishte vetë Gregu, që reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas tragjedisë, duke thënë se e kishte njeri të afërt studenten e Mjekësisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Gregu i ka dhënë lamtumirën e fundit mikes së tij, Kristit, të cilën, zbulon se e thërriste “Kiki”.

"U prehsh në paqe Kiki", shkruan ai teksa ka publikuar edhe një foto. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH