Aktualitet

Gratë të papërfaqësuara në politikë, vetëm 10% e tyre kandiduan për kryetar bashkie më 14 Maj

Shkruar nga Liberale
Gratë të papërfaqësuara në politikë, vetëm

Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 patën një përqindje të vogël të grave si kandidate bashkie. Lajmi është konfirmuar nga “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, e cila ka vëzhguar pjesëmarrjen e grave e vajzave në politikën shqiptare dhe veçanërisht në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Sipas Kodit Zgjedhor, 50% e kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë duhet të jenë gra dhe kjo u respektua nga partitë politike me disa përjashtime si në Kukës, Librazhd, Tropojë.

Sidoqoftë megjithëse garuan rreth 11,800 kandidate gra për këshilla bashkiakë zëri i tyre ishte i dobët dhe i pasqyruar shumë pak për publikun.

Gjithashtu, sipas raportimeve në media të përfaqësuesve të Autoritetit të Mediave Audovizive, grave dhe vajzave iu ofrua vetëm 11% e kohës televizive në media krahasimisht me kandidatët burra e djem.

Gjithashtu u vërejt se në fushatën zgjedhore mungoi zëri i grave si kandidate për kryetare bashkie apo si kandidate për këshilltare bashkie, në mbrojtje të grave e vajzave nga grupet e margjinalizuara. Nuk u pa asnjë program konkret për promovimin e grave e vajzave nga këto grupe në nevojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH