Aktualitet

Gratë marshojnë në Elbasan për vrasjen e Liljana Buzos

Shkruar nga Liberale
Gratë marshojnë  në Elbasan për vrasjen e Liljana Buzos

Me pankarta në duar dhe me thirrje stop dhunës, gra, vajza dhe aktiviste të shoqërisë civile marshuan në qytetin e Elbasanit për vrasjen e Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj.

Ato ndaluan në vendin ku 54-vjeçarja u qëllua për vdekje pranë gjykatës së qytetit, ndërsa kërkuan që t’i jepet fund akteve të tilla ku humbasin jetën gratë dhe kërkuan drejtësi për autorin.

“Ky ishte vetëm një grimcë reagimi, ne kemi nevojë që nga unë dhe gjithsecili këtu edhe në çdo familje, t’i themi stop dhunës”, tha njëra nga protestueset.

“6 gra, 6 jetë të ndërprera nga dhuna patriarkale vetëm në 2021, 6 krime”, u shpreh një tjetër.

Liljana Buzo u ekzekutua me kallashnikov nga bashkëshorti i saj pasi ajo doli nga gjykata e Elbasanit ku cifti ishte në proces divorci. Ngjarja ndodhi në sytë e njërit prej djemve të tyre ndërsa autori Koçi Buzo u la në arrest me burg nga gjykata e Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH