Aktualitet

Gramsh/ Rrufeja i vret tufën me dhi, shpëton çobani

Shkruar nga Liberale
Gramsh/ Rrufeja i vret tufën me dhi, shpëton çobani

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me shkreptima të forta në Gramsh.

Rrufeje goditi pasditen e sotme tufën e bagëtive në fshatin Broshtan në Gramsh.

38-vjeçari Dëfrim Qyra, çoban i një tufe me dhi ka qenë duke kullotur bagëtitë rrëzë malit të fshatit Broshtan, ku rrufeja i ka goditur tufën.

Më shumë se 10 dhi kanë ngordhur për shkak të rrufesë, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.

Për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën, teksa 38-vjeçari apelon që qeveria ta dëmshpërblej për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH