Showbiz

Graciano Tagani pjesë e “BBV3”? Ja reagimi i Argjira Spancës!

Shkruar nga Liberale
Graciano Tagani pjesë e “BBV3”? Ja reagimi i Argjira

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte balerini i njohur Graciano Tagani. Graciano foli për eksperiencën e tij në ‘DWTS.’ Ai e nisi intervistën duke folur fillimisht për partneren e tij në spektakël, Fifin:

Jam shumë krenar me Fifin, ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe.

Në pjesën e dytë të emisionit, ishte në një lidhje telefonike partnerja e balerinit Argjira Spanca ku fillimisht uroi të gjithë shqiptarët për ditën e Pavarsisë. Më pas moderatorja nuk ngurroi të bënte dhe një koment për vlerësimet e jurisë në Dancing with the Stars:

Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën. (qesh)

Argjira vazhdoi duke thënë se i ka munguar goxha këto kohë Graciano me angazhimin e tij në ‘DWTS.’ Lidhur me mungesën e Gracianos, spikeri e pyeti Argjirën nëse asaj do t’i mungonte partneri i saj po të hynte në Big Brother Vip, gjë më të cilën Argjira qeshi dhe tha:

Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.

Ndërkohë Graciano komentoi më tepër rreth ‘DWTS’ duke thënë se:

Mendoj që ka konkurrentë që kanë qenë të mbivlerësuar gjatë gjithë kohës si dhe atyre që i është ngrënë haku. Ndonjëherë nuk i kam kuptuar fjalët e jurisë.

Kush do të jetë në finale sipas Gracianos?

Mendoj që në finale do të jetë Fifi, Eni, Xhoda dhe Arnita dhe fituese sigurisht Fifi. (qesh)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH