Aktualitet

Grabitja në Rinas, i arrestuari refuzon analizën e ADN: S'jam kavie

Shkruar nga Liberale
Grabitja në Rinas, i arrestuari refuzon analizën e ADN: S'jam

I arrestuari për grabitjen në Rinas, Oltion Veseli, ka refuzuar të japë material biologjik për të kryer analizën e ADN.

Sipas BW, fillimisht Veseli ka refuzuar në Prokurori, duke thënë se e ka dhënë analizën e AND-së në Polici dhe se nuk është kavie.

Më vonë, ai është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjor, prej ku sërish nuk ka pranuar të zbatojë vendimin e gjykatës.

Refuzoj, pasi duhet të më ktheni përgjigje çfarë është bërë me të parën dhe më pas unë mund ta jap për herë të dytë”, ka thënë Veseli, gjatë seancës së sotme gjyqësore.

Kujtojmë që grabitja në Rinas ndodhi më 9 prill të 2019-ës, ku gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, mbeti i pajetë edhe Admir Murati./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH