Aktualitet

Grabitja e pacientit në Covid 1/ Spahia: Prokuroria, hetim urgjent

               Publikuar në : 21:30 - 19/01/21 liberale

Pas disa skandaleve të publikuara në mediat në spitalet Covid, Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka frymëzuar ata që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Ish-deputeti Bardh Spahia i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me urgjencë rastin e paprecedentë, ndërsa thekson se Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires.

Deklarata e plotë

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back