Aktualitet

Grabiti institucionin privat të kredisë, policia identifikon autorin

Shkruar nga Liberale
Grabiti institucionin privat të kredisë, policia identifikon autorin

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin që grabiti pak ditë më parë filialin e një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Sipas policisë, autori i dyshuar akuzohet edhe për grabitje të tjera në të shkuarën.

NJOFTIMI I PLOTË

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënien e kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH