1

Grabitet vila e Cristiano Ronaldos

               Publikuar në : 20:11 - 08/10/20 liberale

Pas shtëpisë së Douglas Costa në Torino, është grabitur shtëpia e Cristiano Ronaldos në Madeira. Mediat lokale portugeze shkruajnë se hajdutët kanë marrë disa objekte të çmuara dhe relike të ndryshme sportive. Aty përfshihet edhe një fanellë e Juventusit, e nënshkruar nga Ronaldo pesë herë.

Hajduti i identifikuar nga Policia u fut në banesë përmes derës së garazhit, e hapur nga një punëtor mirëmbajtjeje. Autoritetet u lajmëruan nga një anëtar i familjes së Cristiano Ronaldos.

Shtëpia me vlerë 7 milionë euro përbëhet nga shtatë kate. Lojtari i Juventus bleu pronën me pamje nga deti, të pajisur me dy pishina dhe një fushë futbolli, në 2015. Në atë moment, Ronaldo ishte në fushë, duke luajtur me Portugalinë e tij në një miqësore kundër Spanjës.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back