Aktualitet

Grabitet punonjësi i një pike valutore në Tiranë

               Publikuar në : 10:45 - 04/05/21 liberale

Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës”.

Policia bën me dije se autorët kanë qenë 2 persona që ende nuk janë identifikuar. Sipas BW, autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, autorët janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.

Njoftimi i Policisë

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back