Aktualitet

Grabitet posta private në Tiranë, autori merr një shumë të konsiderueshme parash dhe largohet me motor

Shkruar nga Liberale
Grabitet posta private në Tiranë, autori merr një shumë

Një postë private është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Raportohet se posta ka qenë në rrugën “5Maj” teksa një person i armatosur me thikë ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.

Informacion paraprak

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH