Aktualitet

Pamjet/ Grabitet dyqani në Tiranë, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri që mbahej nga autori

Shkruar nga Liberale

Një person grabiti mbrëmjen e sotme një shumë parash në një biznes në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. Një person ka hyrë brenda ka bërë sikur ka futur dorën në brez për të nxjerr pistoletën dhe i ka marrë shitëses së dyqani xhiron ditore në vlerën rreth 400 mijë lekë të vjetra dhe eshte larguar

Policia tha se autori i veshur me kostum të kuq siç tregojnë pamjet ka marrë paratë nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri.

Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH