Aktualitet

Grabitet banesa në Tiranë, autorët lidhin e rrahin familjarët

Shkruar nga Liberale
Grabitet banesa në Tiranë, autorët lidhin e rrahin

Një grabitje ka ndodhur në orët e vona të natës në një familje në fshatin Qinam të Tiranës. Tre persona kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.

Mësojet se anëtarët e familjes janë lidhur dhe dhunuar nga grabitësit, më pas pasi ata janë larguar familjarët kanë njoftuar policinë.

Ndërkohë në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen të cilët po merren në pyetje nga policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH