Kosova

Grabitet banesa e ministres shqiptare, autorët marrin euro dhe sende me vlerë

Shkruar nga Liberale
Grabitet banesa e ministres shqiptare, autorët marrin euro dhe sende me

Banesa e ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, ka rënë pre e grabitjes ku disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë marrë sende me vlerë.

Siç raportojnë mediet në Kosovë, ministres i janë grabitur 2 mijë e 500 euro, e po ashtu edhe disa sende me vlerë. Lajmi është bërë publik nga autoritetet 24 orë me vonesë, ku përcaktohet se rasti është përcaktuar “Vjedhje e rëndë”.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur teksa Hajdari ndodhej në banesë, pavarësisht se kjo e fundit është përballur me ta, autorët kanë arritur që të largohen bashkë me sendet e vjedhura. Policia po heton në lidhje me rastin dhe vënien e autorit/ve para drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH